Jim Carrey me sa duket është gati të tërhiqet nga karriera e tij legjendare e aktrimit pas 40 vitesh. Aktori 60-vjeçar po promovonte filmin e tij të ardhshëm “Sonic the Hedgehog 2” ku tregoi rastësisht se ndoshta do të tërhiqet nga aktrimi.
Ai tha se i pëlqente të bënte një jetë të qetë ndërsa shtoi më pas se “kam bërë mjaftueshëm”. Carrey nuk ka më projekte filmike pas Sonic the Hedgehog 2 që do të dalë në kinema me 8 Prill por do të të rikthehet në një speciale të re të Netflix për të nderuar Bob Saget.
Aktori ka qenë kohët e fundit në krye të mediave për komentet e tij për incidentin të Will Smith dhe Chris Rock në Oscars. Smith e goditi Rockun në Academy Awards javën e kaluar pasi ai bëri një shaka në kurriz të gruas së tij, Jada Pinkett Smith.
Jim tha se do ta kishte paditur aktorin nëse do t’i kishte ndodhur kjo situatë ndërsa e shtoi se “Hollyëood-i është pa shtyllë kurrizore”.