Po tentonin të kalonin kufirin, policia e Dibrës ndalon 7 siriane

schedule16:34 - 14 Nëntor, 2019

schedule 16:34 - 14 Nëntor, 2019

Policia e Dibrës ka ndaluar 7 siriane pasi po përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin.

Sipas uniformave blu sirianët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri,  me qëllim për të kaluar në drejtim të Maqedonisë dhe më pas në një nga vendet e BE-së.

Njoftimi i plotë: 

Bashkëpunimi me qytetarët parandalon një rast të kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e Lindjes së Mesme.

Policia e Dibrës, pas informacionit të marë nga qytetarët për disa shtetas të huaj që po tentonin të largoheshin në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, ka organizuar punën duke bërë lokalizimin dhe vendndodhjen e tyre.

Policia ka bërë shoqërimin e 7 shtetasve sirianë, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri,  me qëllim për të kaluar në drejtim të Maqedonisë dhe më pas në një nga vendet e BE-së.

Shtetasit sirianë janë shoqëruar në Qendrën e Rehabilitimit në Kukës, ndërkohë që Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit që i ka sjellë në Dibër dhe që do t’i transportonte në drejtim të kufirit me Maqedoninë, kundrejt fitimit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!