Po tentonin të iknin drejt Italisë, kapen 15 klandestinë në Karaburun

schedule09:44 - 2 Tetor, 2021

schedule 09:44 - 2 Tetor, 2021

Policia e Vlorës ka kapur 15 shtetas të huaj, të cilët po tentonin që të largoheshin përmes  zonës së Karaburunit në gjirin e Bristanit.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se klandestinët të cilët dyshohet që të jenë shtetas sirianë, janë ndaluar mëngjesin e kësaj të shtune në tentativë për tu larguar nga Vlora me gomone në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.

Ndërkaq ato janë dërguar në komisariatin e policisë ku pritet që të merren dhe në pyetje nga policia. /abcnews.al