Të vetmuar por edhe të pambrojtur. Një çift të moshuarish në Patos përballen me presion policor teksa tentojnë të ndërtojnë murin rrethues të shtëpisë. Ky i fundit u prish kur fqinji ndërtoi vilën dhe që atëherë oborri i familjes Muharremi është i hapur.
Burime nga bashkia e Patosit i thanë ABC se rasti i çiftit Muharremi është i ndërlikuar por vetë bashkia nuk i ndalon të ndërtojnë murin. Por pushteti vendor nuk mund të japë një leje të shkruar pasi trualli i oborrit të kësaj shtëpie është pronë publike. /abcnews.al/


