Leo Messi në verë del lojtar i lirë dhe klubet që duan shërbimet e tij janë të pakta për faktin që nuk janë në gjendje t’i ofrojnë kontratën e duhur sulmuesit argjentinas. Mes klubeve që e duan dhe po përpiqen ta bëjë të vetin 6 herë fituesin e “Topit të Artë” janë francezët e PSG.
Një tjetër zë që e konfirmon është mesfushori argjentinas, Leandro Paredes, i cili mik me sulmuesin e Barcelonës në kombëtare. Ai është shprehur kështu: “Varet nga Leo që të vijë në klub, pasi PSG po përpiqet ta bindë atë.
Të jesh në gjendje të stërvitesh nga një trajner (Mauricio Pochettino) nga vendi yt dhe shanset për të luajtur me Leo Messin në një ekip janë një mundësi e shkëlqyer… Shpresoj që të ndodhë”. Më parë edhe drejtori sportiv i PSG-së, braziliani Leonardo, e kishte futur klubin francez në garë për Leo Messin.
“Lojtarë si Messi do të jenë gjithmonë në listën e PSG. Tani nuk është koha të flasim për këtë. Por ne jemi ulur në tryezën e atyre, që ndjekin çështjen nga afër. Në fakt, jo, ne nuk jemi ulur akoma, por karrigia jonë është e rezervuar për çdo rast”, shprehej Leondardo disa ditë më parë. /abcnews.al