Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në ABC Neës, ka komentuar ashpër fenomenin e ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të hapësirave publike, duke theksuar se situata kishte marrë përmasa alarmante.
“Po t’i kishim lënë edhe 5-6 muaj, do kishim trotuaret me certifikatë pronësie,” u shpreh Karamuço, duke theksuar se legalizimet ishin shndërruar në një praktikë të përhapur abuzimi. Ai theksoi se ndërhyrjet e fundit nuk janë të rastësishme, por pjesë e një përpjekjeje të dyfishtë që lidhet drejtpërdrejt me procesin e integrimit në BE: rikthimi i sundimit të ligjit mbi territorin dhe lufta kundër korrupsionit.
Sipas tij, ndërtimet pa leje ishin kthyer në një kanal të rëndësishëm korrupsioni, ku zyrtarët “u bënë me pallate” në kurriz të pronës publike.
“Po ti kishim lënë edhe nja 5-6 muaj ne do i kishim trotuaret me certifikatë pronësie tani. Sepse kishte filluar praktika e legalizimit. Disa prej tyre ishin futur ne procedurë ishin në proces legalizimi. Edhe në Strasburg zënia e hapësirës publike është i paligjshëm. Po të mos ishte bërë kjo ndërhyrje, dhe kjo ndërhyrje nisi nga një rast i veçantë, zyrtarët e shtetit po e bënin. Po ndërhyhet në dy drejtime kryesore që kanë të bëjnë dhe me integrimin në BE, që është sundimi i ligjit mbi territorin dhe lufta kundër korrupsionit. Nderimet pa leje ishte një nga kanalet kryesore e korrupsioni, zyrtarët u bënë me pallate.
Policia ndër vite ka qenë e mbingarkuar, por ka një gjë kush e komandon policinë. Kryeministri ishte nervozuar sepse vetë AMP kishte zaptuar tokë. Pushtojnë vetë territor publik. Nuk janë momente të shkëputura, sepse këtë punën e zënies së territorit e kanë filluar zyrtarët më pas qytetarët dhe këtë e kanë nisur gjatë periudhës elektorale dhe kjo ka ndikuar”, tha Ervin Karamuço./abcnews.al