“Po të isha unë do ta kallja krejt në Eurovision”, Alban Ramosaj mohon reagimin për Ronelën, paralajmëron padi

schedule15:01 - 11 Maj, 2022

schedule 15:01 - 11 Maj, 2022

Alban Ramosaj ka reaguar ashpër pas disa lajmeve që po qarkullojnë në rrjet se ka reaguar për skualifikimin e Ronela Hajatit në Eurovision 2022. Bëhet fjalë për një audio, ku pretendohej se fliste Albani dhe thoshte se nëse do të kishte qenë ai do ta “kishte kall krejt”.

“Çkemi, më erdhi keq për Ronelën, ajo bëri më të mirën, po ç’të bësh. Kam qenë gjithë natën pa gjumë nga Eurovizioni. Nga ana tjetër po të isha unë në Eurovision, jo vetëm finalen por edhe gjysmë finalen do e kishim kall krejt. Gjithsesi ajo bëri më të mirën.”, thuhej në audio.

Mirëpo, këtë e ka përgënjeshtruar vetë këngëtari, duke treguar se nuk ka  pasur asnjë reagim për rezultatin e Ronelës. Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtari paralajmëron padi për audion që po qarkullon prej disa orësh në rrjet.

“Si duket qenkan disa individë që po tentojnë të më dëmtojnë imazhin duke shpifur opinione në emrin tim madje dhe duke imituar zërin tim publikisht. Janë deklarata të shpifura, të publikuara pa etikë dhe që vijnë nga një komplot i udhëhequr nga individë të dështuar e të frustruar”, shprehet mes të tjerash ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!