Cristiano Ronaldo është shembulli tipik i lojtari që punon shumë dhe falë kësaj ka rezultate shumë të larta dhe pa diskutim që tani është një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Portugezi ka fituar shumë trofe, individualë dhe me klube.
Gjithashtu ka fituar edhe Europianin me Portugalinë, ndërkohë që së fundmi është braziliani Danilo që zbulon një prapaskenë të Ronaldos. “Një herë ai më tha se nëse do të kishte luajtur me Brazilin, tani do të kishte pesë Kupa Bote më shumë”, ka thënë mbrojtësi, i cili e ka pasur shok skuadre portugezin edhe te Reali i Madridit.
“E kam njohur kur luante te Reali dhe e kam ritakuar sërish këtu te Juventusi. E aplikon futbollin në njëfarë mënyre si ‘maniak’, duke u kujdesur për çdo detaj. Kjo tregon se sukseset nuk vijnë rastësisht, por duhen kërkuar”, është shprehur Danilo. /abcnews.al