Po shkëlqen në Ligue 1, Reali dhe Barcelona duel për goleadorin kanadez

schedule19:04 - 20 Janar, 2022

schedule 19:04 - 20 Janar, 2022

Barcelona dhe Real Madrid janë hedhur në sulm për të përfituar shërbimet e një prej sulmuesve më të mirë të Ligue 1.

Jonathan David, autor i 12 golave me fanellën e Lille (vjet shënoi 13 gola gjithë sezonin), sipas TNT Sport është objektiv i dy klubeve spanjolle.

Veç tyre edhe në Angli interesohen për të Chelsea dhe Tottenham. Lille për sulmuesin kërkon 50 deri në 60 milion euro. / abcnews.al