Po shkëlqen në Austri, Zidane telefonon talentin

schedule12:33 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 12:33 - 5 Dhjetor, 2020

Dominik Szoboszlai është ylli i radhës që del nga Salzburg. 20-vjeçari hungarez po tregon cilësi shumë të mëdha te austriakët dhe largimi mund të vijë që në janar. Nga gjermania mësohet se Zinedin Zidane ka telefonuar mesfushorin dhe i ka shprehur dëshiron e tij për ta pasur në ekip.

 

Talenti me siguri është ndjerë shumë i vlerësuar, por atij i duhet të marrë një vendim shumë të rëndësishëm për të ardhmen. Fantazisti është në bisedime edhe me Leipzig, që është klubi, i cili merr shumicën e yjeve që dalin nga Salzburg.

Szoboszlai konsiderohet si pasardhësi i Ferenc Puskas dhe ky i fundit shkëlqeu me Real Madrid. Me siguri talenti do mdihej shumë i vlerësuar nëse ndjek rrugën e shkelur nga legjenda e futbollit europian dhe botëror. Liverpool dhe Arsenal janë gjithashtu të interesuar për shërbimet e djaloshit. /abcnews.al