Merkato e verës po afron dhe të gjithë klubet po përgatiten për lëvizjet e para. Edhe Milani synon të ndërtojë një ekip të fortë për sezonin tjetër, kur drejtuesit kërkojnë ta rikthejnë ekipin në zonën Champions.
Sipas raportimit të “Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë po monitorojnë situatën e mesfushorit të Udinezes, Rolando Mandragora. “Djalli” nuk është i vetmi në garë për shërbimet e italianit, pasi edhe Roma kërkon ta blejë kartonin e tij.
22-vjeçari ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm në Seria A, ku menjëherë ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha. Drejtuesit e Milanit kërkojnë të ndërtojnë një ekip me elementë të rinj dhe Mandragora do të ishte partneri ideal i Bennacer në mesfushë. / abcnews.al