Redon Xhixha është një nga sulmuesit që këtë sezon po arrin të bëjë mjaft mirë me fanellën e Tiranës. Sulmuesi laçian duket se ka gjetur gjuhën e duhur me Taulant Seferin, teksa dyshja kanë arritur të udhëheqin edhe sulmin e bardhebluve.
Transferimi gjatë merkatës së verës në kryeqytet po rezulton i duhuri me Xhixhën që deri tani me fanellën e Tiranës ka arritur të shënojë 9 gola në 15 ndeshje të luajtura këtë sezon.
Me këtë 9 gola të shënuar, 23-vjeçari laçian është shumë afër rekordit personalë të vendosur nga vetë ai. Në sezonin 2020/2021 me skuadrën e Laçit, Xhixha ka shënuar 12 gola, ndërsa këtë sezon është vetëm 3 gola larg këtij rekordi.
Paraqitjet e treguara deri tani nga sulmuesi pritet që të kalojë shifrën e vendosur nga vetë ai dhe të vendosë një rekord të ri në këtë sezon. /f.a/abcnews.al