Manchester City arriti ditnë e djeshme të mposhte 6-3 United në derbin e Premier League. Një spektakël i vërtetë ishte ndeshje në “Etihad”, ku Erling Haaland dhe Phil Foden shënuan nga një hat-trick secili.
“Qytetarët” duke parë formën fantastike që talenti anglez po tregon kanë menduar t’i ofrojnë rinovimin. Kontrata aktuale e 22-vjeçarit i përfundon në viti 2024, me drejtuesit që tashmë kanë nisur nga puna për ta “blinduar” yllin e tyre.
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka njoftuar se Manchester City ka arritur një marrëveshje në parim me Foden për rinovimin e kontratës edhe për pesë vite. Marrëveshje është arritur në muajin shtator, teksa kanë mbetur edhe pak çështje për t’u zgjidhur para se të zyrtarizohet.
Manchester City have reached an agreement in principle with Foden and his agents in September: new five year deal considered ‘almost ready’. ?? #MCFC
Final details remaining about image rights, discussions ongoing to get it sealed very soon.
Foden will stay: untouchable. pic.twitter.com/bq8u2IPuwI
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 3, 2022
Foden aktualisht fiton një pagë vjetore prej 2 milionë eurove në sezon, por me kontratën e re pritet të marrë shumë më shumë.
Gjithnjë sipas mediave angleze nëse 22-vjeçari vazhdon kontratën atëherë paga e tij vjetore pritet të jetë mbi 7 milionë euro që do ta bënte atë ndër lojtarët më të paguar në klub pas Kevin de Bruyne e Erling Haaland. /f.a/abcnews.al