Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD ndahet zyrtarisht/ Deputetët braktisin Bashën: Veprimet e kryesisë antistatutore

schedule15:18 - 19 Qershor, 2023

schedule 15:18 - 19 Qershor, 2023

TIRANË- Rikthimi i Lulzim Bashës po copëton edhe më thellë Partinë Demokratikë, e cila që nga rikthimi i Sali Berishës ishte ndarë në dy pjesë. Por dhe ajo pjesë që ishte 1, prej Lulzim Bashës, është ndarë zyrtarisht në 2 pjesë. Këtë të hënë, Gazment Bardhi, në postin e kreut të Grupit Parlamentar demokrat, thirri në një mbledhje deputetët demokratë por jo të gjithë iu përgjigjën.

Ata që deri më tani njihen si Grupi Alibeaj bojkotuan këtë mbledhje, si Kreshnik Çollaku, Flutura Açka, Arbi Agalliu, Orjola Pampuri, Merita Baku. Grupi që iu përgjigjën Bardhit, së bashku me të morën dhe një vendim; ata nuk do jenë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, që mblidhet të martën, në mesditë.

“17 deputetët nuk do të jenë në mbledhje”, tha ai.

Mes këtyre deputetëve është dhe Jorida Tabaku, që ka dorëzuar të gjitha postet në PD-ë, edhe atë të nënkryetares. Bardhi nuk dëshiroi të përmend emrin e Lulzim Bashës, si autorin e ndarjes së PD-së. Megjithatë jo një herë theksoi se e gjitha po bëhet për shkak të interesave personale.

“Në PD veprohet sërish sipas interesit personal. Në këtë moment PD ka nevojë për maturi, jo konflikt, jo përjashtime të reja”, tha Bardhi,l

Por thirrjet e Gazment Bardhit për reflektim dhe maturi po shkojnë në një vesh të shurdhër. Grupi tjetër, ai që përgatit letrat për rikthimin zyrtar të Bashës, janë duke përgatitur shkresat e fundit, ato të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, të martën, në mesditë.

Komisioni Zgjedhor, i kryesuar nga Jemin Gjana dhe grupi i kryesisë që përgatit rikthimin e Lulizm Bashës, kanë hartuar formularin dhe gjithashtu kriteret për kandidatët. Pretendentët duhet të kenë reputacion të lartë tek anëtarësia demokrate, dhe të jetë i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe të kenë kontribut të spikatur profesional dhe politikë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!