“Po shkaktojnë krizën e urrejtjes”, Princ Harry dëshiron të “reformojë” mediat sociale

schedule09:15 - 7 Gusht, 2020

schedule 09:15 - 7 Gusht, 2020

Princi Harry dhe Meghan Markle po punojnë me drejtues të bizneseve dhe zyrtarë të marketingut për të ndryshuar mënyrën se si funksiononojnë rrjetet sociale. Ai thotë se mediat sociale po shkaktojnë një “krizë të urrejtjes”, dhe se në këmbim të fotografive, memeve apo komunikimit me miqtë dhe familjarët, platformat e rrjeteve sociale mbledhin informacione personale.

Harry shpjegoi se së bashku me bashkëshorten e tij, Meghan kanë nisur të punojnë me “drejtuesit e bizneseve, krerët e korporatave të mëdha dhe zyrtarët kryesorë të marketingut” për të provuar dhe zbatuar ndryshimin, shkruan abcnews.al.

Harry i bëri thirrje çdo platforme të marrë përgjegjësinë për krijimin e standardeve të reja për gjuhën e urrejtjes, dhe të punojë më shumë me konsumatorët, jo korporatat blerëse të reklamave, në mënyrë që të krijojnë një mjedis më të sigurt.

“Kompanitë që blejnë reklama në internet gjithashtu duhet të pranojnë se bota jonë dixhitale ka një ndikim në botën fizike — në shëndetin tonë kolektiv, në demokracitë tona, në mënyrën se si ne mendojmë dhe bashkëveprojmë me njëri-tjetrin.” ka thënë Harry për “Fast Company”.

Ndër të tjera, ai iu bën thirrje kompanive që “të rimodelojnë arkitekturën e komunitetit në internet në një mënyrë të përcaktuar më shumë nga dhembshuria sesa urrejtja; nga e vërteta në vend të dezinformimit, nga barazia dhe gjithëpërfshirja në vend të padrejtësisë.”  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!