TIRANË- Një 16-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të shtune në kryeqytet. Ai ka qenë duke parë një ndeshje basketbolli në pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, por papritmas është rrezuar në fushë.
Më pas i mituri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve, 16-vjeçari nuk mundi dot të mbijetojë.
Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ abcnews.al