Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po ruante vajzat, kapet “mat” spiuni shqiptar i rrjetit të prostitucionit në Itali, xhepat plot para

schedule20:04 - 3 Nëntor, 2021

schedule 20:04 - 3 Nëntor, 2021

Një 41-vjeçar shqiptar në Itali u arrestua pasi dyshohet se është i përfshirë në një skemë prostitucioni.

Teksa policia ka shtuar kontrollet në zonën e Bolsanos, ku dyshohet se ushtrohet ky aktivitet kriminal, aty ka evidentuar shqiptarin i cili qarkullonte në të gjithë zonën.

41 vjeçari dyshohet se ishte roja që spiunonte mbarëvajtjen e aktivitetit si dhe bënte transportin e vajzave që dyshohet se ishin pjesë e këtij rrjeti.

Gjatë kontrollit policia i gjeti 7000 euro cash që dyshohet vijnë nga aktiviteti kriminal.

Në fund policia sekuestroi paratë e gjetura si dhe makinën që përdorte shqiptari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!