Po ruante parcelën me kanabis dhe tentoi të qëllojë efektivët, ky është i riu që u plagos nga policia në Fier

schedule19:33 - 18 Maj, 2021

schedule 19:33 - 18 Maj, 2021

Ky është i riu që u plagos me armë zjarri nga policia një ditë më parë në Fier. Ngjarja ndodhi në fshatin Gjorgoz të Njësisë Administrative Cakran.

Greseld Shpataraku tentoi të qëllojë me kallashnikov drejt policisë, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj me zjarr duke e lënë të plagosur. 29-vjeçari ishte duke ruajtur një parcelë të mbjellë me kanabis.

Lexo edhe: SHÇBA sqaron ngjarjen në Fier pas plagosjes së 29-vjeçarit: Policët qëlluan në kushtet e vetëmbrojtjes

Ndërkohë, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ka dalë sot me reagim zyrtar duke sqaruar ngjarjen e ndodhur një ditë më parë. Sipas SHÇBA efektivët e policisë e qëlluan të riun në kushtet e vetëmbrojtjes.

Gjithashtu, lidhur me këtë në kërkim është shpallur edhe bashkautori tjetër, A.R., 23 vjeç.,  i cili ka mundur të largohej nga vendi i ngjarjes, shtetasi A.R., 23 vjeç, banues në Patos. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!