“Po rrezikohemi”, studentët e Vlorës denoncojnë praninë e materialit kancerogjen në konvikte

schedule12:42 - 5 Shkurt, 2020

schedule 12:42 - 5 Shkurt, 2020

Ish-deputeti i PD Fatbardh Kadilli, në emër të studentëve të Universitetit të Vlorës ka denoncuar praninë e materialit kancerogjen në ambientet ku jetojnë.

Përmes një video të postuar në Facebook, Kadili  në emër të studentëve tregon se konvikti i djemve është i mbuluar nga material asbesti, një material që shkakton kancer.

Studenti në denoncimin e saj thekson se kryeministri para disa ditësh inauguroi fasadën e këtij objekti, i cili është konvikti i gocave, ndërkohë që në krahun tjetër ndodhet konvikti i çunave, i cili është i mbuluar nga një shtresë asbesti ku jetojnë dhjetëra studentë, të cilëve iu rrezikohet jeta.

“Jemi studentë të universitetit ‘Ismail Qemali’ Vlorë, ndodhemi në qendrën studentore të qytetit të Vlorës. Këtu para disa ditësh kryeministri inauguroi fasadën e këtij objekti, i cili është konvikti i gocave, ndërkohë që në krahun tjetër ndodhet konvikti i çunave. Është i mbuluar nga një shtresë asbesti ku jetojnë dhjetëra studentë, të cilëve iu rrezikohet jeta dhe shëndeti, nga një material i rrezikshëm siç është asbesti, i cili është vërtetuar se shkakton kancer. Shtrohet pyetja zoti kryeministër: A ka vlerë jeta jonë apo është më e rëndësishme propaganda e fasadave?”, shprehet studentja.

https://www.facebook.com/fatbardh.kadilli/posts/10220596838653008

Ndërkohë ish-deputeti Kadilli shkruan se në Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër sëmundjes së kancerit, vjen ky denoncim nga Vlora.

“Studentja vlonjate denoncon rrezikun që kanos studentët. Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër sëmundjes së kancerit, vjen ky denoncim nga Vlora. Rama inauguron lyerjen e fasadave, por nuk largon materialin kancerogjen nga çatia e konviktit”, shkruan Kadilli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!