Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Mësohet se një 60-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia, teksa po rregullonte antenën. Si pasojë, ka humbur jetën.
Njoftimi i Policisë:
Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë nga lartësia shtetasi 60 vjeç, banues Tiranë (i cili po rregullonte një antenë).
Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Durrës.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit./abcnews.al