Po riparonin gomat, humbin jetën dy punonjës të kompanisë “Delta Airlines”

schedule23:28 - 27 Gusht, 2024

schedule 23:28 - 27 Gusht, 2024

Dy punonjës të aviokompanisë amerikane Delta Airlines humbën jetën dhe një tjetër u lëndua rëndë, në një aksident në hangarin e mirëmbajtjes së fluturakeve në Atlanta.

Punonjësit po servisonin një aeroplan – përkatësisht në rrota dhe një frena në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlanta, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, mbetet e paqartë se si dhe pse ka ndodhur incidenti. E njëri prej të vdekurve ishte punonjës i Delta Airlines, kurse tjetri kontraktor.

“Familja Delta ka mbetur me zemër të thyer për humbjen e dy anëtarëve dhe një tjetër që është lënduar, si pasojë e një incidenti që ka ndodhur në qendrën e mirëmbajtjes së fluturakeve në Atlanta.

“Jemi duke punuar me autoritetet lokale për të kryer një hetim të plotë, për të përcaktuar se çfarë në fakt ka ndodhur”, u tha nga Delta. Administrata Federale e Aviacionit ka bërë të ditur se janë të informuar për ngjarjen dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me aviokompaninë.