Kishte shkuar të pushonte me familjen në Tale të Lezhës, por këto pushime kanë rezultuar tragjike për nën-togerin Pavlin Rrasa, i cili ndërroi jetë pasditen e sotme teksa po lahej në det, si pasojë e një arresti kardiak.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehet i hidhëruar për ndarjen e tij nga jeta. Ai i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve të tij në raparin Ushtarak 1010.
“I hidhëruar nga lajmi për largimin nga jeta e N/Toger Pavlin Rrasa. Pavlini 27 vjeçar pësoi një arrest kardiak ndërkohë që po pushonte me familjen.
I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së N/Togerit dhe kolegëve të tij të Repartit Ushtarak 1010”, ka shkruar Niko Peleshi. m.v/abcnews.al