Identifikohet 27-vjeçari që u mbyt në plazhin e Tales

schedule22:01 - 30 Korrik, 2021

schedule 22:01 - 30 Korrik, 2021

Një i ri është mbytur në plazhin e Tales në Lezhë pasditen e së premtes. Policia bën të ditur se ai tashmë është identifikuar dhe bëhet fjalë për Paulin Rrasën, 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

27-vjeçari u gjet pa shenja jete rreth orës 19:30.

NJOFTIMI

“Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, kemi marrë njoftim për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur.” s.b/abcnews.al/