Një punonjëse e bashkisë e pastrimit të Bulqizës është aksidentuar, pasi dy persona të tjerë nuk kanë respektuar rregullat e mbrojtjes në punë, teksa punonin në një banesë.
Në policinë e Bulqizës janë referuar materialet për shtetasit A.V., 49 vjeç, A. U., 59 vjeç, S. U., 54 vjeç, këta dy të fundit që kryenin punime në banesën e 49-vjeçarit.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet për shtetasit A.V., 49 vjeç, A. U., 59 vjeç, S. U., 54 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë punimeve që po kryenin në banesën e shtetasit A.V., nuk kanë respektuar rregullat e mbrojtjes në punë dhe për pasojë është aksidentuar duke marrë dëmtime në trup shtetasja I. R., punonjëse e pastrimit pranë bashkisë Bulqizë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.