Ministrja Belinda Balluku deklaroi në “Money Report” se Tuneli i Llogarasë do të tarifohet verën e ardhshme dhe shuma do të jetë rreth euro, pasi ka kosto mirëmbajtje që duhen paguar.
“Tuneli do të fillojë të tarifohet në verën e vitin tjetër, siç ka qene dhe plani. Ashtu ka qene dhe plani, është parashikuar dhe rreth 5 euro për kalim. Duhet pasur parasysh, që ky tunel ka kosto shumë të larta për mirëmbajtje, pasi ndriçimi është led dhe të gjitha këto kanë një kosto mujore, prandaj duhet paguar”.
Sakaq, ajo u ndal dhe projektet e ardhshme siç është bypassi i Sarandës, pasi këtë vit turizmi në këtë qytet ka nisur më herët këtë vit. Ministrja u ndal dhe te zgjerimi i rrugës së Ksamilit, për të cilën janë duke punuar.
“Kjo është e vërtetë, dua të përmend edhe ç’ka do të vijë në të ardhmen, jemi duke përfunduar përgatitjen për bypassin e Sarandës, pasi siç më kanë thënë turizmi në Sarandë ka nisur herët që në mars. Ndaj Sarandës i ka lindur nevoja për një bypass. Jemi duke punuar dhe për zgjerimin e rrugës së Ksamilit, do të vazhdojmë dhe me rrugën e Jugut, ky tunel do të jetë fillimi i rrugës nga Vlora në Sarandë. Ka shumë punë të tjera që duhen bërë siç janë shërbimet e ujësjellesit të kanalizmit apo përmirësimin e ujësjellësit energjitik në gjithë pjesën e Jugut. Duke pasur parasysh që numri i turistëve që vizitojnë këtë zonë shumëfishohet gjatë verës dhe del jashtë parashikimeve tona. Parashikimet tona kanë rënë me 40përqind më tepër këtë vit dhe duke parë për vitin tjetër do të kemi prenotime dhe 40 përqind më shumë.
Gjatë muajit tetor mund të ketë mbyllje dhe sistemim të tunelit të Llogarasë, pasi siç e shikoni ka dhe punime krahas rrugës, të njëjtën metodologji kemi bërë dhe me bypass-in e Vlorës dhe me të tjerat”./abcnews.al