Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Po prisnin autobusin, “Audi” rrëmben nënën shqiptare me fëmijën, dyshimet mbi burrin

schedule18:30 - 11 Qershor, 2021

schedule 18:30 - 11 Qershor, 2021

Një grua me origjinë shqiptare së bashku me djalin e saj u rrëmbyen të enjten në mëngjes në Meckenheim të Gjermanisë, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre pavarësisht kërkimeve nga autoritetet.

Nasibe K. 34-vjeçe dhe djali i saj 3 vjeç Ben mëngjesin e së enjtes ishin duke pritur autobusin në stacionin përpara shtëpisë, kur përpara tyre ndalon një makinë tip “Audi” e bardhë dhe dy persona dalin me shpejtësi duke i tërhequr dhe futur me dhunë brenda.

Qytetarët e tjerë që ishin në stacion kanë rrëfyer se panë dhe dëgjuan gruan që të bërtiste, ndërsa nga ai moment nuk ka më asnjë gjurmë.



Gazeta gjermane “Bild” shkruan se dyshimet e autoriteteve kanë qenë mbi burrin, Blerim K. nga i cili ishin larguar njëherë nga shtëpia pas debateve. Policia e shoqëroi shqiptarin, por sot e la të lirë. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!