Po planifikonte të sulmonte me hanxhar ushtarët, arrestohet 27 vjeçari sirian në Gjermani

schedule10:57 - 13 Shtator, 2024

schedule 10:57 - 13 Shtator, 2024

Prokuroria e Mynihut arrestoi sot një të ri islamik me akuzën se kishte planifikuar të sulmonte ushtarë të Bundeswehr-it, siç raportojnë agjencitë gjermane. 27 vjeçari tani ndodhet në paraburgim.

“Qëllimi i tij ishte të sulmonte ushtarët gjatë pushimit të drekës në qendër të qytetit Hof në Bavari dhe të vriste sa më shumë prej tyre”, thanë prokurorët sot.

Pak ditë më parë, 27-vjeçari nga Siria kishte blerë dy hanxharë 40 centimetra .

“I akuzuari ka dashur të bëjë bujë dhe të krijojë ndjenjën e pasigurisë në popullatë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Një hetues në gjykatën e rrethit Hof në Bavari ekzekutoi sot urdhrin e arrestit ndaj të riut me akuzën se kishte planifikuar një akt të rëndë dhune, të rrezikshme për shtetin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!