Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po planifikonin një sulm terrorist, 7 të arrestuar në Belgjikë

schedule19:44 - 4 Maj, 2023

schedule 19:44 - 4 Maj, 2023

7 persona janë arrestuar në Belgjikë pasi dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist. Të dyshuarit nuk kishin ende një objektiv të caktuar për sulmin e tyre, por në mënyrë aktive po kërkonin armë. Shumica e të arrestuarve janë çeçenë. Tre prej tyre kanë edhe shtetësi belge.

Të shtatë i përkasin një grupi mbështetësish të zjarrtë të grupit terrorist Shteti Islamik, tha zyra e prokurorisë federale. Akuzat e mundshme që rëndojnë mbi ta janë vrasje në tentativë terroriste, pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist dhe përgatitje të një sulmi terrorist.

Arrestimet u urdhëruan pas një sërë kontrollesh të kryera në qytetet Roeselare, Ostend, ëevelgem, Ghent dhe Menen, në kufi me Francën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!