Edhe pse Twitter vazhdon t’i bllokojë postimet, presidenti amerikan Donald Trump vijon me reagimet e tij lidhur me procesin e numërimit.
Sipas kandidatit republikan, nëse numërimi do të ishte i ligjshëm, fitorja për të do të ishte shumë e lehtë.
“Nëse numërohen votat e ligjshme, unë i fitoj me lehtësi zgjedhjet! Ky është një rast kur ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Ata po përpiqen të manipulojnë zgjedhjet dhe ne nuk mund të lejojmë të ndodhë diçka e tillë”, tha Trump.
Në tre shtete kyçe të betejës elektorale për përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve, në Georgia, Michigan dhe Pensylvania, zyrtarët e fushatës elektorale të Trump paraqitën të mërkurën padi gjyqësore për menaxhimin e votave me postë, ndërsa në Uiskonsin ekipi elektoral i Presidentit Trump ka kërkuar rinumërimin.
Synimi është të pezullohet numërimi i votave të shumta të dërguara nëpërmjet postës, për të cilat Trump ka deklaruar, pa paraqitur prova, se janë të manipuluara dhe se po shtojnë shanset e sfiduesit demokrat Joe Biden për të fituar zgjedhjet. s.ba/abncews.al