Ministre e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, do të dalë në një konferencë për shtyp, në orën 14:00.
Mësohet se konferenca e Ibrahimajt ka të bëjë me deklaratat e ditëve të fundit, për dosjen e vitit 2018 mbi skemat e mashtrimit, të cilat sipas saj, po përdoren në mënyrë abuzive dhe qëllime politike nga opozita.
Kujtojmë se ditët e fundit nga LSI, janë denoncuar 24 kompani të cilat kanë kryer miliona euro evazion fiskal me Inceneratorët.
LSI ka paralajmëruar se do të depozitojë në SPAK dosje të tjera, për aferën korruptive të Inceneratorëve. Kryetarja e kësaj partie politike, Monika Kryemadhi ka thënë se janë 24 kompani të cilat janë të lidhura dhe dyshohet se kanë kryer evazion fiskal me Klodian Zoton të lidhur me Inceneratorët.
/abcnews.al/