Po pastronte armën, gjyshi qëllon aksidentalisht nipin 18 muajsh në bark

schedule11:09 - 15 Korrik, 2023

schedule 11:09 - 15 Korrik, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Napoli, ku një foshnje 18 muajshe është transportuar në gjendje të rëndë me një plagë plumbi në bark. Foshnja është qëlluar aksidentalisht nga gjyshi i tij ndërsa po pastronte armën.

Djali iu nënshtrua një operacioni dhe gjendja e tij duket të jetë e qëndrueshme. Ndërsa 48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare, sipas mjekëve.

I moshuari ka gjashtë pushkë dhe 9 pistoleta pasi dikur ka qenë instruktor qitjeje.

Sipas dëshmisë, djali i vogël ka hyrë në dhomën e gjumit teksa i moshuari po pastronte armën, duke çuar në incidentin fatal.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!