Po operonte anëtarët e një familjeje, mjeku indian lë përgjysmë operacionin nga inati se nuk iu servir çaj

schedule09:54 - 11 Nëntor, 2023

schedule 09:54 - 11 Nëntor, 2023

Një histori pothuajse e pabesueshme ndodhi disa 24 orë më parë në Indi, kur një mjek doli nga operacioni sepse ishte i zemëruar që nuk i shërbenin çaj. Sipas Sky News, kirurgu po operonte tetë anëtarë të së njëjtës familje, të gjitha gra në një spital në qytetin qendror të Indisë Nagpur.

Sipas të njëjtit burim, kur mjeku përfundoi operacionin e katërt dhe filloi procesin e dhënies së anestezisë për pacientët e mbetur, ai dyshohet se i kërkoi personelit të spitalit t’i sillte një filxhan çaj.

Mirëpo, kur kjo nuk ndodhi, mjeku u largua duke i lënë pacientët në sallë të operimit. Nga ana e tij, kryetari i këshillit të qarkut Nagpur theksoi se ndaj mjekut duhet të ngrihen akuza.

“Ky është një incident shumë i rëndë. Nëse mjekët braktisin operacione të tilla kritike për një gotë çaj, ata duhet të akuzohen sipas nenit 304 të Kodit Penal Indian”, tha ai.

Më pas erdhi një mjek tjetër për të përfunduar operacionet tek gratë që ishin tashmë nën anestezi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!