Autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbuluar nëse Babis Anagnostopoulos veproi i vetëm në vrasjen e gruas së tij, Caroline. Piloti pranoi ekzekutimin e nënës së fëmijës së tij, por hetuesit dyshojnë se ka bashkëpunëtorë.
“Njerëzit nga mjedisi shoqëror dhe veçanërisht familja po dëshmojnë. Ata janë pjesë e akteve hetimore. Nuk ka të bëjë me asgjë tjetër”, thotë avokati i të pandehurit, Alexandros Papaioannidis.
Përmes avokatit të tij, Babis Anagnostopoulos mohon kategorikisht se ka pasur ndonjë ndihmë nga një i afërm ose person tjetër dhe pretendon se ai ka vepruar i vetëm gjatë vrasjes së gruas së tij, por edhe në inskenimin e grabitjes. “Ka një mohim nga ana e klientit tim për këtë çështje. Në asnjë rast, as nga shkresat e çështjes, as nga hetimet në vazhdim deri më tani nuk ka dalë gjëja më e vogël” tha ai.
Në të njëjtën kohë, hetuesit po shqyrtojnë nëse telefonatat kërcënuese të marra nga Eleni Mylonopoulou, psikologe e çiftit, dhjetë ditë pas vrasjes së Caroline, në 21-25 maj, nga një burrë i panjohur i cili i tha asaj se “do të vras”, kanë apo jo lidhje me rastin. Në 24 orët e fundit një i afërm i autorit kërkoi që të dëshmonte.
“Çdo dëshmi nga palët e treta në dosjen e çështjes të paktën, të cilët përmendin disa situata të paqarta do të gjykohen më vonë” thotë avokati i pilotit.
Në fakt, përveç psikologes edhe ish -partneri i saj gjithashtu mori një telefonatë kërcënuese, e cila madje u regjistrua. “Ajo që thuhet nuk përfaqëson në asnjë mënyrë realitetin. Drejtësia ka fjalën e parë dhe të fundit, me siguri do të gjykojë nëse ka ndonjë përfshirje të ndonjë personi.
Deri më tani, megjithatë, nuk ekziston”, vazhdon avokati i Anagnostopoulos. Pothuajse 4 muaj pas krimit, Babis Anagnostopoulos mbetet në burg, me pjesët e fundit të enigmës së vrasjes që ende mungojnë dhe hetimet e policisë që vazhdojnë./ db/Abcnews.al