Po “ndrit” në Finlandë, pesë gjigantë vihen pas sulmuesit kuqezi

schedule08:35 - 17 Janar, 2021

schedule 08:35 - 17 Janar, 2021

Shqiptarët kanë talent dhe po e shpalosin nëpër çdo cep të Europës. I radhës që del në skenë është Albion Ademi, 21-vjeçari i lindur në Finlandë me prindër dardan.

Sulmuesi anësor i kombëtares Shpresa të Shqipërisë është rritur në futbollin finlandez dhe aktualisht aktivizohet me Marienham, ku po bën shumë mirë dhe ka rënë në sy të klubeve të mëdha në liga më prestigjioze në kontinentin e vjetër.

Forma e mirë e treguar gjatë muajve të fundit ka bërë që klubi të mendojë shitjen e tij. Është vetë drejtori sportiv i Marienham, që zbulon klubet e interesuara për talenti kuqezi. Peter Mattsson tregon se pesë klube kanë bërë ofertat e tyre për Ademin.

“Trabzonspor, Basel, AZ Alkmaar, Hajduk Split dhe Greuther Furth, kanë shprehur interesim për të marrë Ademin, madje disa prej këtyre skuadrave kanë bërë oferta konkrete. Unë nuk mendoj se jemi në gjendje ta mbajmë më sulmuesin në skuadër”, u shpreh ai.

14 gola në 22 ndeshje ka shënuar Ademi me skuadrën e tij në këtë sezon. Transfermarkt e vlerëson atë 300 mijë euro në përditësimin e bërë në gusht 2020, teksa vlera aktuale e tij tashmë arrin gjysmë milioni. Kontrata e tij skadon pas një viti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!