Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Po ndikohet në proces”/ Laert Vasili përplaset me avokatin e Belerit: Shqiptari për nderin rron!

schedule22:53 - 12 Shkurt, 2024

schedule 22:53 - 12 Shkurt, 2024

Avokati i Fredi Belerit, Eugen Gjyzari foli në një lidhje telefonike në emisionin “360 gradë” në ABC News, për çështjen e Fredi Belerit.

Nuk kanë munguar diskutimet dhe debatet. Avokati i Belerit tha se ka pasur ndërhyrje në proces.

“Unë jam përfaqësues, mbrojtës i Belerit. E njoh prej vitesh dhe e di se çfarë përfaqëson. Njerëzit e medias ndikojnë gjithmonë para proceseve, edhe përfaqësuesit publik nxisin. Ju jeni i kallëzuar, po ndikoni për të ndërhyrë në proces gjyqësor. Për interesa të caktuara ndikojnë tek procese gjyqësore, u shpreh avokati i Fredi Belerit.

Gjatë kësaj interviste ka pasur ndërhyrje të forta nga polemisti Laert Vasili i cili është treguar kritik, ndaj avokatit.

“Po çështja e Marin Sulit, çfarë mund të thuash. Sepse ai cënoj moralin dhe dinjitetin tim, shqiptari për nderin rron, popujt e tjerë rrojnë për ca vrima të tjera”, tha polemisti Laert Vasili.

Ndërhyrja e Mitsotakis për zotin Beleri?

Avokati i Fredi Belerit: Ju si përfaqësues të medias keni detyrë të provoni me çdo provë atë që thoni për Belerin.

Pyetje: Keni gjë në mbrojtje të zotit Beleri si i pandehur që është?

Avokati i Belerit: Nëse dëshironi ju vij në studio dhe ju përgjigjem. Pikëpamja juaj ndalon atje ku cënon tjetrin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!