Po transportonte 23 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, prangohet 32-vjeçari në Tiranë

schedule13:06 - 23 Maj, 2022

schedule 13:06 - 23 Maj, 2022

Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Sipas njoftimit të bluve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Camouflage 8” u vu në pranga F. Gj., 32 vjeç.

“Ky shtetas, është kapur nga shërbimet e Policisë, në afërsi të mbikalimit të Rinasit, duke transportuar 23 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri, të cilëve iu kishte premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, dhënien ndihmë për transportimin e tyre drejt pikave të kalimit kufitar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 23 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!