Policia në Korçë ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për kryerjen e ndërtimeve pa leje. Mësohet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë kontrollit të territorit të ushtruar në fshatin Voskopojë, Korçë, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.
Për rastin, në pranga u vunë I. K., 45 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, F. K., 44 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë dhe E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë, të cilët u kapën duke kryer punime në një objekt.
Gjithashtu u shpall në kërkim pronari i ndërtesës, A. Sh., banues në Tiranë, i cili nga verifikimet e kryera rezultoi se nuk dispononte leje ndërtimi nga autoritetet kompetente. s.b/abcnews.al/