Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Po na qëllojnë, ndaluan për kontroll një automjet të dyshimtë, vriten dy policët në Gjermani

schedule09:51 - 31 Janar, 2022

schedule 09:51 - 31 Janar, 2022

Dy efektivë policie janë vrarë në orët e para të mëngjesit të së hënës në Gjermani. Ata ndodheshin në detyrë gjatë një kontrolli trafiku në rrethin Kusel në Rheinland-Pfalz.

Të shtënat fatale për dy efektivët sipas Bild janë regjistruar rreth orës 04:20 të mëngjesit.

Sipas informacioneve, ata dërguan fillimisht një mesazh radiofonik ku thuhej se kishin ndaluar një automjet të dyshimtë për kontroll.

Menjëherë pas kësaj thirrje ka ardhur edhe një mesazh i dytë “Ata po qëllojnë mbi ne”, janë shprehur dy efektivët dhe më pas kontakti i radios është shkëputur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!