Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Po merrte topin por ra në lumë, vijojnë kërkimet për të miturin në Mirditë

schedule08:24 - 6 Prill, 2022

schedule 08:24 - 6 Prill, 2022

Nisin kërkimet për gjetjen e 10 vjeçarit që u mbyt një ditë më parë në lumin Fan të Mirditës. Që në orët e para të mëngjesit kanë filluar kërkimet për gjetjen e trupit te 10 vjeçarit. Në terren ndodhen forca të shumta policie dhe zjarrfikëse. Rrjedha e lumit vijon të jetë e fuqishme duke vështirësuar kërkimet që po kryhen.

Për të ndihmuar kërkimet krahas të afërmve, banorëve e policisë lokale pritet që të mbërrijnë edhe polumbarët. Në zonë vijon të ketë temperatura të ulëta që pengojnë kërkimet pa mjetet e duhura e gjithë rrjedha e lumit po monitorohet.

I mituri rrëshqiti dhe ra në lumë ndërsa po tentonte të merrte topin që i ra ndërsa luante. Banesa e tij ndodhej pranë lumit dhe në momentin që rrëshqiti ai nuk është parë më. Kërkimet u anuluan mbrëmë për shkak të errësirës për të vijuar prapë sot në mëngjes. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!