Blogerja Armina Mevlani ka treguar kujdesin maksimal gjatë pandemisë Covid-19.
Ajo ka ndarë foto të ndryshme ku është shfaqur me maskë në ambiente publike.
Së fundmi bukuroshja ka ndarë një tjetër postim, ku ka treguar shqetësimin e saj ndaj njerëzve që nuk kujdesen për të ruajtur distancimin social.
Në pamjet e publikuara në Instagram janë të rinj nga Wuhani, që festojnë të shkujdesur dhe pa distancim.
“Nuk e kuptoj pse njerëzit në këtë kohë e kanë kaq të vështirë mos të festojnë në grup? E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë. Po merrni në qafë jetë njerëzish”, ka shkruar Armina krah postimit në ‘Instagram’.
Këto pamje bëhen edhe më të rënda, pasi Wuhani është vendi nga ku shpërtheu virusi dhe aty kujdesi duhet të jetë maksimal./abcnews.al