“Po më tradhton burri”, 37 vjeçarja qëllon me armë në aeroport

schedule09:03 - 26 Korrik, 2022

schedule 09:03 - 26 Korrik, 2022

Një grua nxori një armë  dhe filloi të qëllonte në ajër brenda një aeroporti të Dallasit, duke terrorizuar udhëtarët përpara se një oficer policie ta qëllonte në këmbë dhe ta ndalonte, sipas mediave të huaja.

Ishte pak para orës 11 të mëngjesit, kur 37-vjeçarja mbërriti në Dallas Love Field dhe më pas shkoi në tualet. Më pas doli duke mbajtur një pistoletë dhe illoi të qëllonte drejt tavanit. Në këtë moment udhëtarët janë tmerruar e më pas nisën të vraponin për t’u mbrojtur.

Sipas NBC, duke cituar dëshmitarët okularë, gruaja po bërtiste se burri i saj po e tradhtonte .

“Ajo tha se ai po e tradhtonte dhe se do të ‘hedhte në erë vendin’,” tha James.

Një oficer policie e ka imobilizuar gruan e armatosur, pasi fillimisht e ka qëlluar në këmbë. Ajo u dërgua në një spital por nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!