Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin”, Balluku: Po më bëhet gjyqi publik

schedule14:44 - 6 Mars, 2026

schedule 14:44 - 6 Mars, 2026

TIRANË- “Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin”, kështu u shpreh Belinda Balluku, e cila prezantoi pasuesin e saj në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

Ajo theksoi se ka zgjedhur të mos e komentojë drejtësinë, por tha se të gjithë duhet të bëjnë punën e tyre dhe beson tek një drejtësi e pavarur dhe e drejtë. Më tej, Balluku u shpreh se ndaj saj është bërë  “gjyq publik”.

 “Kam marrë një vendim personal, me vullnet të lirë, që të hesht për një çështje juridike, pasi unë besoj se çdo çështje juridike nuk zgjidhet as në media sociale dhe as në banaqe mediatike, por duhet të ketë rrjedhën e saj ashtu siç e parashikon Kushtetuta, kodet apo ligjet në fuqi.



Kam vendosur, ndryshe nga shumë të tjerë, të mos analizoj, të mos flas dhe të mos anatemoj, por të jem konsistent në qëndrimin tim sa i takon drejtësisë. Drejtësia duhet të jetë e lirë dhe e pavarur.

Unë besoj se drejtësia e re, si produkt i reformës në drejtësi, si produkt i vizionit të Ramës dhe PS-së, si një produkt i një Shqipërie europiane, duhet të vazhdojë të jetë frymëzim për këtë vend, pasi kjo reformë u krye për të kthyer besimin e qytetarëve tek një drejtësi e drejtë dhe e pavarur.

Unë besoj tek kjo drejtësi dhe nuk do të më dëgjoni kurrë as ta lavdëroj kur ajo godet kundërshtarët e mi politikë, pasi unë nuk kam kundërshtarë të tjerë, dhe as ta anatemoj edhe kur kjo drejtësi mund të prekë interesat e mi personalë.

Nuk do të më dëgjoni kurrë të përmend prokurorë dhe gjyqtarë, pasi besoj se ata duhet të bëjnë detyrën e tyre, ashtu siç e kam bërë edhe unë, dhe secili duhet të jetë i lirë për të vendosur dhe gjykuar pa qenë i ndikuar nga gjyqet publike, nga gjysmë të vërtetat apo nga gënjeshtrat.

Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin. Unë jam rritur me gjyqet publike dhe ndoshta kurrizi ma mban më mirë se kujtdo tjetër gjyqin publik pasi jam trajnuar dhe kalitur që e vogël”, tha ajo/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!