Po mbushin ujë nga depozita, 8 civilë ukrainas vdesin nga bombardimet ruse në Lysychansk

schedule22:34 - 27 Qershor, 2022

schedule 22:34 - 27 Qershor, 2022

Një sulm raketor rus ka vrarë të paktën tetë civilë dhe ka plagosur 21 në Lysychansk , raporton Reuters.

Sipas një zyrtari lokal, civilët ukrainas u sulmuan nga raketat ruse, teksa ishin duke mbushur ujë në një depozitë.

“Sot, kur njerëzit civilë po mbushnin ujë nga një depozitë uji, rusët u sulmuan me raketa,” tha Serhiy Gaidai , guvernator i rajonit të Luhanskut në Telegram.

Lysychans  është qyteti i fundit i madh që ka mbetur në duart e rusëve në rajonin e Luhanskut, një nga dy provincat e pellgut të Donbasit , siç quhet Ukraina lindore e industrializuar.
/abcnews.al/