Këngëtarja e dashur për publikun, Elvana Gjata, u ka munguar fansave të saj të shumtë gjatë kësaj vere. Ajo nuk solli asnjë projekt muzikor, por gjithashtu për dy muaj u shkëput edhe nga rrjetet sociale.
Vetëm pak ditë më parë, Elvana u rikthye në “Instagram” duke postuar foto e video të disa viteve më parë në “Instastory”. Gjithashtu këngëtarja i bëri edhe një dedikim mikut të saj, stilistit të njohur Valdrin Sahiti.
Mirëpo, duket se Elvana nuk është mjaftuar me kaq, pasi ajo ka postuar një video në “Instagram”, ku shihet duke notuar në det, por nuk ka treguar vendodhjen e saktë.
“Po marr frymë…nën ujë”, ka shkruar këngëtarja krahas videos që ka marrë mijëra pëlqime dhe komente./abcnews.al
View this post on Instagram