Një 31 vjeçar në Elbasan ka humbur jetën tragjikisht pasur u rrëzua nga motori.
Ngjarja është shënuar në oborrin e banesës së tij në fshatin Gribë, teksa i riu ka qenë duke bërë manovra me motor. Ai është rrëzuar aksidentalisht dhe ka dëmtuar kokën nga gurët në oborr.
Për shkak të dëmtimeve të marra, 31 vjeçari ka humbur jetën teksa po transportohej në spital. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al