“Po lulëzon populizmi”/ Roland Lami: Emigracioni dhe ekonomia morën vëmendjen e Trump!

schedule20:27 - 7 Nëntor, 2024

schedule 20:27 - 7 Nëntor, 2024

“E majta e ka humbur misionin e saj”, kështu u shpreh Roland Lami gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, ndërsa komentoi zgjedhjet në SHBA dhe fitoren e Donald Trump.

Gjatë intervistës, Lami renditi një sërë arsyesh dhe argumentesh që sipas tij sollën edhe fitoren e Trump.

“Fokusi që ndalet më shumë e majta duke u ndalur tek aspekti që lidhet me njeriun dhe jo aspekti që lidhet me ekonominë e ka bërë atë të zhvendoset se shtresa e mesme që percepton çështje që lidhen me cilësinë e jetës, duke humbur një kontigjent që është një fashë shumë e rëndësishme që është votues i të majtës. Po t’i referohesh sondazheve, tek Trump vëren që ekonomia dhe migracioni kanë marrë vëmendje ndërsa tek Harris konceptimi i demokracisë që është një çështje elitiste dhe çështja e dytë aborti. Nga këtu kupton ku fokusohet e majta dhe e djathta. Elementi tjetër, si ka mundësi një njeri me kaq probleme që lidhet me drejtësisë, dhe që ka pasur akuza të pafundme për ta pikturuar si autokrat; Si ka mundësi votohet? Ne po na lulëzon populizmi, individi i fortë që pëlqehet nga njerëzit sepse po dominojnë shumë vështirësi. Jo vetëm në Europë, por edhe në Amerikë, është bërë e vështirë ruajtja e identitet kulturor për shkak të emigracionit. Të gjitha këto ngrënë pikëpyetjen e njerëzve, çfarë lidershpi na duhet?”, tha ai.

Gjithashtu Lami shtoi se demokracia në dy dekadat e fundit ka një rënie.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!