Një punonjës policie ka humbur jetën në Kamzë, ditën e sotme. Uniformat blu bëjnë me dije se viktima është Naim Duka, 59 vjeç, punonjës policie.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Burime për ABC bëjnë me dije se Duka ishte polic patrulle dhe sot ishte turni i parë. 59-vjeçari ka ndërruar jetë përpara komisariatit, teksa po linte shërbimin.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 07.06.2022, në Kamzë, ka ndërruar jetë shtetasi N. D., 59 vjeç, punonjës Policie.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al