“Po lajmë mëkatet e një politike 30-vjeçare”, Agalliu: Basha bëri në 9 shtator atë që nuk e kishte bërë askush

schedule20:58 - 25 Janar, 2024

schedule 20:58 - 25 Janar, 2024

Deputeti demokrat, Arbi Agalliu ka thënë se Partia Demokratike sot po lanë mëkatet e një politike 30-vjeçare dhe të gabimeve të opozitës 10-vjeçare.

I ftuar në “Real Story”, ai theksoi se besojnë që në një parti nuk ka të bëjë individi, por parimet e një force politike, pasi Lulzim Basha me përjashtim e Sali Berishës bëri diçka që nuk e kishte bërë askush më parë.

“Kjo vërteton dhe një herë që zoti Basha nuk ka pasur lidhje me atë sulm mediatik që iu bë dhe faktorët që ishin kundër tij. E para, kur them sulme mediatike nuk përkufizoj median, por sulmet e Ramës të koordinuara me Foltoren. Personalisht kurrë nuk kam akuzuar ndonjë media, sepse nuk është në parimet e mia.

Në Shqipërinë e 30 viteve, sidomos te PD, të gjithë këta individë që kanë tentuar të ngrihen deri para 9 shtatorit të 2021 janë vrarë politikisht. Aty ka qene një parti ku o do bëje se ça thoshte lidershipi, o nuk ecje dot para. Ne jemi dëshmitar se çfarë ka ndodhur në atë parti. Atë që bëri zoti Basha nuk e bënte dhe nuk e kishte bërë askush, veprimin e 9 shtatorit. Kështu që ne besojmë fort, që nuk ka të bëjë te individi sesa ka të bëjë se çfarë parimesh ka të bëjë një forcë politike. Unë jam kundër kultit të një individi, sepse lideri krijohet me kohë. Mos harro sot ky grupim njerëzish që po mundohen të lajnë mëkatet e një politike 30-vjeçare, të gabimeve të opozitës 10-vjeçare. Po e them me bindje të plotë të korrupsionit 8-vjeçar të PD kur ishte në pushtet, sepse kurrë nuk u bë një analizë pse doli me 1 milionë vota. Edhe fshehja e së vërtetës, bëri që ne të jemi në këtë situatë, ku jemi sot. Ndaj unë besoj fort, që me një ekip të mirë, shqiptarët dhe demokratët do të ecin në zgjedhjet e 2025″, u shpreh Agalliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!