Një 45-vjeçar u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në Korçë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne fshatin Mborje.
Viktima është identifikuar si Flamur Duçi, ndërsa u gjet i vrarë pranë biznesit të tij. 45-vjeçarit i është zënë pritë në momentin kur po hapte derën e biznesit të tij
Nga hetimet paraprake, dyshohet se është vrarë me mjete prerëse, ndërsa autorët kanë tentuar ta djegin të gjallë.
Ndërkohë, në pamje shihet momenti prekës kur motra e viktimës mëson lajmin. “Kush e vrau”, thotë ajo, ndërsa të pranishmit tentojnë ta qetësojnë.
Nuk dihet nëse viktima ka pasur ndonjë konflikt të vjetër, apo ngjarja ka ardhur si pasojë e ndonjë konflikti të momentit./abcnews.al