Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po kultivonin kanabis në pjesën e pasme të banesave, arrestohen dy 52-vjeçare në Lezhë

schedule11:09 - 27 Qershor, 2021

schedule 11:09 - 27 Qershor, 2021

Dy gra në Kurbin të Lezhës janë vënë në pranga pasi janë kapur duke tentuar të kultivojnë fidanë kanabisi në ambientet e jashtme të banesave të tyre. Mësohet se të arrestuarat janë  F. K., 52 vjeçe dhe V. I., 52 vjeçe, banuese në Milot, Kurbin.

Dy gratë u kapën në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojnë bimë narkotike cannabis sativa në pjesën e pasme të banesave, në tokat në pronësi të tyre, në fshatin Milot.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!